Top News - Virusi që në dhjetor/ Itali, gjurmë në ujërat e zeza

  • 4 years ago
Shkencëtarët italianë thonë se uji i kanalizimeve nga dy qytete mbante gjurmë koronavirusi që në dhjetor, kohë përpara se të konfirmoheshin rastet e para në vend. Instituti kombëtar i shëndetit tha se uji në milano dhe torino tregonte gjurmë gjenetike të virusit më 18 dhjetor. Kjo i shtohet provave nga vende të tjera se virusi mund të ketë qarkulluar shumë më herët nga sa mendohet. Zyrtarët kinezë konfirmuan rastet e para në fund të dhjetorit. Rasti i parë i konfirmuar në itali ishte në mes të shkurtit. Në maj, shkencëtarët francezë thanë se teste të kampionëve tregonin se një pacient i trajtuar për pneumoni të dyshimtë në afërsi të parisit, më 27 dhjetor, ishte në fakt i prekur nga koronavirusi. Ndërkohë në spanjë, një studim zbuloi gjurmë të virusit në ujin e kanalizimeve të mbledhur në mes të janarit në barcelonë, rreth 40 ditë para zbulimit të rastit të parë lokal. Në studimin e tyre, shkencëtarë të institutit kombëtar të shëndetit në itali, ekzaminuan 40 kampionë të marrë nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në italinë veriore mes tetorit të shkuar dhe shkurtit. Kampionë nga tetori dhe nëntori rezultuan negativë cka tregonte se virusi nuk kishte mbërritur ende. Uji i kanalizimeve nga bolonja, nisi të tregonte gjurmë virusi në janar. Zbulimi mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si virusi ka nisur të përhapet në itali. Rasti i parë i njohur, jo i importuar i virusit, në itali, ishte një pacient nga codogno në rajonin e lombardisë. Qyteti u izolua dhe u shpall zonë e kuqe më 21 shkurt. Më shumë se 40 mijë vetë kanë humbur jetën si pasojë e covid 19 në itali.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Virus#Itali#TopChannel

Recommended