Top News - Alarm në Maqedoni/ 9 vdekje, 193 infektime nga covid

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut regjistroi sot nëntë viktima nga koronavirusi dhe 193 të infektuar. Këto shifra janë rezultat i testimit të 1,391 kampioneve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, pesë viktima janë nga Shkupi të moshës nga 47 deri në 85 vjeç, dy nga Kumanova, një në Tetovë, një në qytetin e Ohrit.Numri i të vdekurve nga Covid-19 në vendin fqinj shkon kështu në 210. Shifra më e lartë e infektimeve është në Shkup ku u shënuan edhe 140 raste të reja. Sipas zyrtarëv, gjendja shëndetësore e të prekurve është e qëndueshme, por për shkak të rritjes së numrit të tyre, kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë të mbingarkuara.?Në këtë fazë të epidemisë duhet të organizohemi dhe përgatitemi për ti bërë balle fluksit të pacientëve. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, të respektojnë masat për mbrojte nga infektimi, si mundësi e vetme për përballje me pandeminë?, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë testuar për koronavirus më shumë se 46,400 persona.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Maqedoni#TopChannel