Top News - Covid, 2 viktima të tjera/ 55 vdekje që nga fillimi i pandemisë

  • 4 years ago
Listës së viktimave nga koronavirusi i janë shtuar edhe dy të tjerë. Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana të konfirmuar me Covid 19, por me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv në harkun kohor të 24 orëve të fundit.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe trajtimin të tyre, ka qenë e pamundur. Për muajin qershor ka një rritje të frikshme të infektimeve dhe viktimave, duke bërë që autorietet shëndetësoreë të japin alarmin për qytetarët.

Edhe shtrimet në spital janë në shifra të larta. Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Edhe e treta dita radhazi ku Shqipëria në harkun e 24 orëve po shënon nga dy viktima, duke e çuar në 55 numrin e tyre në total që prej fillimit të pandemisë. Aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID 19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaShendetesise#Shkoder#TopChannel

Recommended