Top News - 3 humbje jete në 24 orë/ Nga nisja e pandemisë 66 viktima

  • 4 years ago
Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë e ndersa pasditen e se merkures u shenua edhe viktima e 3 nga covid 19, ne 24 oret e fundit. Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

Në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus nga nisja e pandemise ne vned ka shkuar ne 65. Viktima eshte një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
Sipas raportimit te Ministrise se Shendetesise, viktimat janë regjistruar në 7 qarqe në vendin tonë, ku Tirana ka numrin më të larë të vdekje pacientesh te infektuar me koronavirus, me 36, për t'u ndjekur nga Durrësi, Fieri, Vlora, Shkodra, Kukësi dhe Elbasani.

E nderkohe ne raportimin e se merkures nga autoritetet u ve re një ulje e ndjeshme e rasteve të reja, më konkretisht 45 që vijnë si rezultat edhe një numri jo shumë të lartë të testeve, krahasuar me ditët e tjera. Po sipas ministrise se shendetesise, gjatë 24 orëve të fundit u tha se ishin realizuar 269 teste. Ndërkohë, një lajm më optimist është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pandemia#Viktima#TopChannel

Recommended