Top News - 58 viktima nga Covid-19/ Dy humbje jete në vetëm 24 orë

  • 4 years ago
Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani janë shënuar 58 humbje jete, një bilanc i shtuar sidomos në tre javët e fundit të muajit qershor. Vetëm në harkun kohor të 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë, një 78 vjecare nga Tirana dhe një 83 vjecar nga Durrësi.

Në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.
Për të katërtën javë të vijimit të epidemisë vazhdon një situatë serioze e rasteve të konfirmuara pozitive me Covid 19 dhe e rasteve që kanë kërkuar shtrim në spital apo terapi intensive. Të gjithë këta indikatorë tregojnë që virusi po vijon me të njëjtin intensitet dhe po paraqet raste me shenja klinike.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 64 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon që qytetarët të mos e ulin vigjilencën, duke kërkuar nga të gjithë por sidomos baret dhe restorantet respektimin e protokolleve të sigurisë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EugenaTomini#ISHP#TopChannel

Recommended