Në Iran shpërthejnë protestat, pas rrëzimit të avionit nga Ukraina, “vdekje diktatorit”
  • 4 years ago
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei, duke thirrur ?vdekje diktatorit?.


Demonstruesit dolën në rrugë këtë të shtunën në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane që sollën rrëzimin e një avioni ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve personave

Pas disa ditësh mohimesh, regjimi iranian pranoi se një raketë e lëshuar gabimisht qëlloi avionin të mërkurën. Një avion i International Airlines i Ukrainës, menjëherë pas ngritjes nga aeroportit Imam Khomeini në Teheran u rrëzua. Viktimat ishin dhjetëra iranianë, kanadezë, si dhe shtetas nga Ukraina, Britania e Madhe, Afganistani dhe Gjermania.
Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei duke thirrur ?vdekje diktatorit? dhe ?poshtë me regjimin e gënjshtrave? dhe ?ne duam lirinë?.
Ka pasur disa demonstrata në të gjithë vendin por më e madhja është zhvilluar pranë Universitetit Amir Kabir në Teheran ku sipas burimeve të opozitës iraniane, morën pjesë mijëra vetë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Iran#Protest#TopChannel
Recommended