Rënia e avionit ukrainas, një nga viktimat e kishte parandjerë tragjedinë
  • 4 years ago
Një nga viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte.


Sheyda Shadkhoo e mori në telefon të shoqin 20 minuta përpara se të avioni të ngrihej në ajër, dhe e përfshirë nga ankthi, i kishte kërkuar që ai ta ndihmonte nga larg psikologjikisht, duke e siguruar se gjithçka do të shkonte mirë.

? Unë i thashë, mos u bë merak, nuk ka për të ndodhur asgjë,? rrëfeu Hassan Shadkhoo për CNN. ? Ajo ishte shumë e shqetësuar nga tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit të lartë Iranian javën e kaluar?, shtoi ai.

Sheyda kishte marrë tre javë pushime nga puna e saj në Toronto dhe kishtë udhëtuar drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat. Sipas Hassanit, e shoqja kishte pasur një parandjenjë shumë të keqe.

Frikën e saj, ajo e kishte shprehur edhe përmes selfie-t të fundit të postuar në Instagram. ? Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit prapa meje?, ka shkruar gruaja. I shoqi tha se është I shkatërruar nga humbja e Sheydas me të cilën kishte ndarë 10 vite të jetës, e që e përshkruan si një ?engjëll?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Avioni#Tragjedi#TopChannel
Recommended