I akuzuari kishte lidhje familjare me dy viktimat | Lajme - News

  • 4 years ago
Altin Ndoci ka mohuar akuzat se ai ka vrarë vëllezërit Viktor e Besmir Haxhia këtë të hënë dhe Dritan Shkozën dhe Anxhelo Avdiajn me 2 Mars.

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Durrësit nën masa të rrepta sigurie, ai ka pranuar se kishte njohje dhe lidhje familjare me dy vëllezërit që u ekzekutuan 55 plumba kallashnikovi në tregun e makinave në Shënavlash të Durrësit.

U kishte shkuar edhe në varrim. Por ka hedhur poshtë çdo akuze që e lidh me ngjarjet.

Megjithatë gjykata e la në burg bashkë me mikun e tij 22-vjeçar K.A, i cili i dha policisë emrin e Ndocit dhe tregoi vendin ku kishin fshehur armët e krimit dhe makinën e përdorur në atentat, siç tregohet edhe në këtë foto të publikuar nga policia.

Por avokati mbrojtës i Altin Ndocit tha pas seancës se prokuroria nuk kishte paraqitur asnjë provë. Policia dhe prokuroria thanë se kanë prova që e implikojnë Altin Ndocin në të dyja krimet.

Nuk dhanë detaje, por mësohet se janë gjetur gjurmë gishtash tek automatikët dhe makina. Edhe verifikimi i 14 telefonave celularë të sekuestruar ka po ashtu prova, që sipas prokurorisë dëshmojnë autorësinë e Ndocit.

Dëshmia e 22?vjeçarit K.A është një tjetër provë e fortë, sipas hetuesve, pasi përputhet me provat e gjetura në terren.

Ai ka treguar të gjithë dinamiken dhe motivin e krimit si dhe emrat e disa bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët janë në kërkim. Motivi, sipas policisë, ka qenë prishja e pazareve në trafikun e drogës.

Grupi hetimor thotë se kjo ngjarje ka lidhje me vrasjen Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avidajt me 2 Mars në të njëjtën zonë.

Hetimet priten të hedhin dritë edhe mbi rolin e secilit person të përfshirë në këto dy krime dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended