Ndalohen dy ushtarakë, dyshohet se kanë lidhje me rastin “Feka” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ushtarake te forcave te armatosura jane ndaluar nga policia ushtarake pasi dyshohet te kenë lidhje me major Sokol Feken, i cili humbi jetën duke transportuar droge me helikopter nga Maroku ne Spanje. Ushtaraket, njeri me gradën e majorit dhe një kapiten, kane rezultuar te implikuar ne trafik. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, tha se i ka kërkuar Prokurorisë te nise hetimet për çështjen. Me urdhër te ministrisë, 3 dite me pare u liruan edhe 6 oficere te forcave te armatosura qe gjithashtu dyshohet se kane pasur dijeni per lëvizjet e Sokol Fekes jashtë vendit. Majori shqiptar gjeti vdekjen ne Malaga te Spanjës, kur helikopteri te cilin ai e drejtonte u përplas me token si pasoje e manovrave per t?i shpëtuar ndjekjes se policisë spanjolle.

Recommended