Përbërësit: 300 g makarona tub të vogla 200 g pancetë në kubikë 1 qepë e kuqe 1 karotë 1 degë selino 500 g fasule të ziera 300 g salcë domate Vaj ulliri Kripë Piper Rozmarinë Sherebel 100 ml verë e bardhë
Vendosim makaronat të ziejnë me ujë dhe kripë sipas udhëzimeve në paketim. Ndërkohë në tigan kaurdisim pancetën dhe qepën me vaj ulliri. Shtojmë rozmarinën, sherebelën, karotën dhe selinonë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E shuajmë me verë të bardhë dhe kur të avullojë alkoli shtojmë fasulet e ziera. Shtojmë në tigan salcën e domateve si dhe pak ujë nga makaronat, e ziejmë disa minuta. Një pjesë e bluajmë në blender që të krijohet kremozitet dhe në fund shtojmë makaronat e ziera. E përziejmë me kujdes dhe e shërbejmë në pjatë me vaj ulliri dhe pak rozmarinë.