Top News - OBSH, koronavirusi/ Stinët nuk kanë ndikim

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit. ?Nuk mund të mbështetemi në shpresat se sezoni ose temperatura do të jenë përgjigja e kësaj?, tha udhëheqësi i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan. ? Për momentin, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë?, shtoi ai. Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e tij. Por, kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës. Ryan po ashtu tha se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një problem madhor në nivel global. ?Sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh?, tha zyrtari i lartë. Koronavirusi që e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 7.4 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 419,000 kanë vdekur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended