OBSH: Koronavirusi, jo pandemi

  • 4 years ago
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se koronavirusi nuk mund të konsiderohet ?pandemi? për momentin. Drejtuesja e njësisë globale për parandalimin e sëmundjeve infektive në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Silvi Brajand tha në një konferencë për shtyp se koronavirusi aktualisht është në stadin e një epidemie që është përhapur vetën në Kinë dhe pjesa më e madhe e të prekurve e jashtë Kinës e kanë vizituar një herë Vuhanin. Përhapja e një sëmundjeje konsiderohet pandemi, kur përhapet në të gjithë botën.

Megjithatë virusi ka prekur deri më tani 23 vende të botës, duke shkaktuar 427 vdekje, vetëm 2 jashtë Kinës dhe mbi 20 mijë të prekur në gjithë globin. Mbi 600 persona janë shëruar plotësisht në Kinë. Pas Italisë edhe Gjermania, Franca dhe Britania kanë nisur evakuimin e shtetasve të tyre nga Kina. Një anije me mbi 3 mijë udhëtarë u vendos në karantinë në detin e Japonisë, pasi një pasagjer nga Hong Kongu rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Eksperti amerikan Frensis Bojlli hedh dyshime të forta se koronavirusi është prodhuar një laborator biologjik të sigurisë së lartë në Vuhan për t?u përdorur si armë biologjike.

?Laboratorët BSL -4, prej të cilëve kemi shumë këtu në Shtetet e Bashkuara përdoren për të zhvilluar armë për sulme në luftë biologjike, të prodhuara përmes ndërhyrjeve inxhinierike në ADN. Mua më duket se laboratori i Vuhanit është burimi i Koronavirusit. Është laborator kërkimor i krijuar për OBSH-në, ndaj dhe OBSH e ka ditur shumë mirë se çfarë po ndodhte aty?.

Bojlli është profesor për ligjin ndërkombëtar në universitetin e Ilinoisit. Ai ka shërbyer si këshilltar ndërkombëtar në Bosnje Hercegovinë kundër Millosheviçit dhe është mbështetës i të drejtave të popujve indigjenë, por edhe i palestinezëve.

Tv Klan

Recommended