Koronavirusi / OBSH: Qeveritë të shtojnë masat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përhapja e koronavirusit vijon me ritme të frikshme. Autoritetet kanë raportuar 259 të vdekur dhe rreth 12 mijë të infektuar ndërsa janë shtuar rastet e mbartësve edhe në Europë.Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të qëndrojnë të përgatitur dhe vigjilentë në identifikimin e rasteve të mundshëm dhe trajtimin e nevojshëm mjekësor. MARIA VAN KERKHOVE NJESIA EPIDEMIOLOGJIKE OBSH ?Ajo cfarë dimë deri më tani është se ky koronavirus nuk është identifikuar tek njerëzit asnjëherë më parë. Origjinën e ka nga kafshët por mund të transmetohet në dy rrugë, nga kafshët tek njerëzit dhe mes njerëzve që kanë kontakt të afërt, zakonisht familjarët. Ne po bashkërendojmë punën me të gjitha qëndrat kërkimore në botë në mënyrë që të kemi sa më parë vaksinën. Këshilla më e mirë për momentin është që të kujdeseni dhe për cdo shenjë gripi, qoftë edhe minimale, të kërkoni kujdesin mjekësor.? Në provincën Hubei dhe vecanërisht në qytetin vuhan i cili ëhstë shkretuar tërësisht, vijojnë kërkimet studimore për virusin. Më shumë se 60 milionë njerëz janë izoluar në banesat e tyrë për të shmangur transmetimin e sëmundjes.Shumica e bizneseve dhe zyrave janë mbyllur.Mjetet e transportit publik kanë pezulluar lëvizjet kurse automjeteve private iu është ndaluar qarkullimi, me përjashtim të rasteve emergjente. Një ditë më parë edhe në Rusi u konfirmuan dy rastet e para të prekur me koronavirusin e ri.Edhe Suedia konfirmoi rastin e parë, ndërsa në Gjermani janë identifikuar gjashtë të tillë.Pas dy rasteve në Romë dhe një të dyshuari në Selanik, vendet e Ballkanit gjithashtu kanë rritur masat e sigurisë shëndetësore në aeroporte dhe vendkalimet kufitare.

Recommended