Top News - Ngrohja globale/ Izolimi nuk ka shumë ndikim

  • 4 years ago
Rënia dramatike e gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe ndotësve të ajrit, e parë gjatë izolimit global, do të ketë pak pasoja në ngrohjen e planetit. Në një analizë të fundit shkencëtarët sugjerojnë se deri në 2030, temperaturat globale do të jenë vetëm 0.01 gradë celcius më të ulëta nga sa pritej. Por autorët nënvizojnë se natyra e rimëkëmbjes mund të ndryshojë në mënyrë domethënëse panoramën afatgjatë. Një stimulim i fortë i gjelbër do ta ndalonte botën të kapërcente rritjen me 1.5 gradë celcius të temperaturës deri në mes të këtij shekulli. Studime të mëparshme kanë përcaktuar se ka patur ndryshime domethënëse në emetimet e gazrave pasi sistemet e transportit u ndalën në botë si pasojë e pandemisë. Emetimet ditore globale të dioksidit të karbonit, ranë me 17 për qind në kulmin e krizës. Profesori Piers Forster, nga universiteti Leeds, bashkë me kërkues të tjerë, përllogaritën se si 10 gazra të ndryshëm që shkaktojnë efektin serë dhe ndotës të ajrit ndryshuan nga shkurti në qershor në 123 vende. Ata dolën në përfundimin se rënia arriti kulmin në prill, me dioksidin e karbonit, oksidin e nitrogjenit dhe emetime të tjera kanë rënë nga 10 deri në 30 për qind në shkallë globale, kryesisht për shkak të rënies së trafikut. Por studimi i ri tregon edhe se disa rënie të gazrave që shkaktojnë efektin serë kanë anuluar njëri tjetrin në kuptimin e ngrohjes.
Oksidi i nitrogjenit nga transporti, normalisht ka pasoja ngrohëse në atmosferë. Ai ra me 30 për qind e po ashtu edhe dioksidi i sulfurit që shkaktohet zakonisht nga djegia e qymyrit. Emetimit e këtij gazi të fundit ndihmojnë në krijimin e aerosolëve, që reflektojnë dritën e diellit prapa në hapsirë dhe ftohin planetin. Ky balancim, i kombinuar me natyrën e përkohëshme të kufizimeve nga pandemia, bëjnë që pasojat në ngrohje deri në 2030, të mos mund të ndjehen shumë.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GlobalWarming#TopChannel

Recommended