Top News - Mbështetësit e Gylen-it/ Valë tjetër arrestimesh në Turqi

  • 4 years ago
Disa qindra vetë janë arrestuar përsëri në Turqi nën akuzën se janë të lidhur me lëvizjen Gylen dhe se janë përfshirë në grushtin e dështuar ushtarak në vitin 2016.


Policia turke ka nisur një operacion në shkallë të gjerë e nga sa raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, dy ditët e fundit në 22 provincat turke kanë përfunduar në pranga më shumë se 400 kundërshtarë të qeverisë. Bastisjet policore u përqëndruan në metropolet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit dhe të provincës Qendrore të Anadollit, Konya.

Sipas njoftimeve të mediave në mesin e të arrestuarve ka ushtarakë, mjekë dhe mësues. Përveç tyre janë ndaluar edhe pjesëtarë të Forcave Ajrore dhe të forcave të tjera të sigurisë. Ndër të tjera, të dyshuarit akuzohen se kanë lidhje me organizatën e Fetullah Gylen-it. Gjatë operacioneve të policisë njoftohet se janë arrestuar jo vetëm mbështetës të dyshuar të Gylen-it në radhët e forcave të policisë, por edhe përfaqësues të opozitës. Qeveria turke ka vite që i përndjek mbështetësit e lëvizjes së predikuesit.

Organizata e Gylen-it konsiderohet në Turqi si terroriste. Autoritetet e akuzojnë atë mes të tjerash, se ka depërtuar në radhët e shtetit turk dhe se qëndron pas grushtit të shtetit në tentativë në vitin 2016. Gylen-i i hedh poshtë të tilla pretendime. Sipas informacioneve zyrtare nën akuzën se kanë qenë të lidhur me përpjekjen për grusht shteti deri tani janë dënuar 80,000 vetë dhe rreth 150,000 nëpunës civilë, përfshirë rreth 20,000 ushtarakë, të cilët janë pushuar nga puna ose janë pezulluar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FetullahGylen#Turkey#TopChannel

Recommended