Top News - Tjetër goditje/ Shtyhen bisedimet Turqi-Greqi

  • 3 years ago
Ulja e Turqisë dhe Greqisë në tryezën e bisedimeve po duket një mision mjaft I vështirë. Diskutimet për ?çtensionimin ushtarak? të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, javën e kaluar, janë shtyrë për ditën e enjte, ndërsa tensionet në Mesdheun Lindor vazhdojnë. Qëllimi i nismës së vështirë të Stoltenbergut është të parandalohet një përshkallëzim I gjendjes tejet delicate në rajon nga incidente të tilla siç ishte përplasja muajin e kaluar mes anijeve luftarake greke dhe turke. Anijet luftarake po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm. Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi është shtyrë. Kreu I diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu akuzoi Greqinë se është jo që është tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur bisedime teknike, në të cilat nuk do të flitej për mosmarrëveshjen themelore territoriale, por ku mund të diskutohej mbi krijimin e një linje të posaçme komunikimi ndermjet ushtarakëve të të dyja vendeve dh përdorimin e rregullt të kodit të sinjaleve detare."Nëse Greqia beson në vetvete, nëse ka guximin dhe i beson argumentit të saj, atëherë ... le të vijë e të ulet në tryezë", deklaroi Cavusoglu.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqi#Greqi#TopChannel

Recommended