Ora News - Këlcyrë, digjet flamuri “Vorio-Epirit”, kërkohet reagim kundër memorialëve greke

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Aktivistë të lëvizjes patriotike djemtë e Labërisë dogjën në Këlcyrë të ashtuquajturin flamurin e Vorio-Epirit, ndërsa kërkuan reagimin e institucioneve shqiptare kundër memorialëve greke në jug të vendit! Ata paralajmëruan protestë kundër konsullatës në Gjirokastër pasi sipas tyre u bën padrejtësi shqiptarëve.

I ashtuquajturi flamuri i Vorio-Epirit u dogj në një protestë të lëvizjes patriotikë ?Djemtë e Labërisë?, pranë varrezave të Këlcyrës ku prehen eshtrat e 21 ushtarëve grekë të vrarë në luftën italo-greke.

Me flamujt kombëtarë në duar e veshje kuqezi, aktivistë të lëvizjes i kërkuan autoriteteve shqiptare të reagojnë për memorialet e ushtrisë greke në Jug të Shqipërisë!

Kërkuan heqjen në Qafën e Kiçokut të lapidarit për gjeneralin Dhimitris Kalsas.

Ndërsa më 17 qershor paralajmëruan protesta kundër konsullit grek në Gjirokastër, ku do të kërkojnë përjashtimin e konsullit

Shqipëria dhe Greqia kanë një marrëveshje për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën e dytë botërore, por pretendimet e ekstremistëve dhe reagimet e tyre brenda territorit shqiptare kanë qenë në vazhdimësi provokuese!

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/djemte-e-laberise-djegin-flamurin-e-vorio-epirit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended