Ora News - “Varrosen” 573 grekë në Këlcyrë, ceremonia bojkotohet nga familjarët e viktimave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Këlcyrë u mbajt ceremonia e varrosjes së eshtrave të 573 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, që u gjetën në fushën e Dragotit.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishte e pranishme Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, ndërsa media u mbajt larg. Por në pamjet e siguruara dhe sipas informacionit të konfimuar, nuk morën pjesë familjarë të viktimave.
Më herët, në korrik të këtij viti, në varrezat e Bularatit ishin varrosur eshtrat e 100 të rënëve të tjerë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/varrosen-573-greke-ne-kelcyre-ceremonia-bojkotohet-nga-familjaret-e-viktimave

Recommended