Ora News - Sot 14 vjet nga tragjedia, familjarët e viktimave: Krim shtetëror!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata 9 Janari përkujton sot 14 vjetorin e tragjedisë. Përmes një deklarate të përbashkët, familjarë dhe të afërm të viktimave të tragjedisë së 2004 kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kanë hedhur akuza të forta duke e cilësuar një krim shtetëror.

Sipas tyre, 28 viktimat viktimat dhe të mbijetuarit nuk mund të trajtohen si kriminelë për shkak se tentuan të emigronin në Itali në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas tyre kriminelë ishin ata funksionarë, pjestarë të strukturave qëndrore dhe lokale të policisë së shtetit që organizonin trafik të qënieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë.

Në deklaratë ata akuzojnë se rrjeti ishte i mirëorganizuar dhe të përfshiheshin 30 oficerë nga Shkodra deri në Vlorë. Sipas tyre edhe pse asokohe u shkakruan, sot një numër i madh i tyre janë në detyra kyçe.Shpresat ata i kanë tek vettingu.

Në tragjedinë e 9 Janarit 2004 në Vlorë gjeten vdekjen 28 persona. 20 persona u gjeten të mbytur pasi udhëtonin me një gomone të nisur nga Porti i Vlorës, ndërsa 8 të tjerë edhe sot rezultojnë të zhdukur.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/sot-14-vjet-nga-tragjedia-kerkohet-drejtesi-viktimat-e-9-janarit

Recommended