Durrësi në emergjencën e mbetjeve/ Koshat janë plot, Bashkia s’ka ku ti depozitojë

  • 4 years ago
Prej dy ditësh gjendja mjedisore në qytetin bregdetar të Durrësit paraqitet mjaft e rënduar, pasi mbetjet urbane nuk janë mbledhur nga mjetet e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë. Shkak është mungesa e një landfilli.


Qytetarët janë të shqetësuar nga gjendja e krijuar dhe rreziku i kthimit të mbetjeve, që kanë pushtuar trotuaret, në vatra infeksioni.

?Kanë dy ditë që nuk i heq njeri dhe kundërmojnë erë. Është bërë shumë problem dhe këtu është qendra e Durrësit. Imagjino çfarë ndodh në lagjet e tjera. Duhet të merret një vendim sa më shpejt pasi nuk mund të jetohet kështu. Është e papranueshme.?

Pamundësia për t?i depozituar diku mbetjet urbane po shkakton një tjetër ndotje mjedisore në të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa Bashkia deklaron se është në pritje të mbështetjes nga qeveria për zgjidhjen e këtij problemi tejet kritik, që rikthen situatën e emergjencës mjedisore në Durrës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#NdotjeMjedisore#TopChannel

Recommended