Diskutime për antikitetin/ Durrësi, qyteti ku fshihet origjina

  • 3 years ago
E kaluara është një nga vlerat dhe dëshmitë më të çmuara për zhvillimin e çdo qytetërimi dhe kush më shumë se Durrësi mund të krenohet me historinë e tij, teksa bashkëjeton çdo ditë me të.


Qytetërimi mijëra-vjeçar, personazhet dhe ngjarjet përgjatë historisë së qytetit erdhën si një sintezë rrëfimi nga arkeologët Lida Miraj dhe Saimir Shpuza, në ambjentet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit. I rindërtuar historikisht mbi veten, një pjesë e mirë e trashëgimisë së pasur historiko-kulturore dergjet ende nën tokë.

Saimir Shpuza, arkeolog: Ka një veçanti Durrësi, që për arkeologët nuk është e mirë, pasi qyteti modern është ndërtuar gjithnjë mbi qytetin e vjetër. Në qytete të tjera antike ne e projektojmë veten në situatën antike pasi jemi të rrethuar nga monumente antike. Në Durrës e kemi të vështirë, pasi ndërtimet e reja I janë mbivendosur atyre të reja. Po monumentet që kemi tregojnë se çfarë madhështie, monumentaliteti ka pasur urbanistika e Durrësit.

Tërmetet e kanë goditur historikisht qytetin, duke e rrafshuar atë, po gjithnjë ai është ngritur e ringritur mbi veten duke dëshmuar forcë dhe vitalitet që nga koha e themelimit e deri në ditët tona. Arkeologja Lida Miraj foli për monedhat e përdorura dhe epsilonin arkaik që dëshmojnë zhvillimin e rëndësishëm urban të qytetit në antikitet.

Lida Miraj, arkeologe: Durrësi ka qenë historikisht zonë sizmike dhe është rrafshuar nga tërmeti, po le është goditur gjithnjë nga tërmëtet. Po legjendën e themelimit të qytetit e tregon Apiami që tregon se ishte një mbret ilir Epidamnos themeloi qytetin dhe Dyrrachiom themeloi portin dhe e quajti me emrin e tij. Monedhat e para të Durrësit identifikoheshin me monedhat e Korkyrës.

Si datë zyrtare e themelimit të Durrësit njihet viti 627, por dëshmitë e gjetura nëntokë dhe të ekspozuara në muze, më të madhin në vend, e shtyjnë kohën e ekzistencës deri në mesin e shek. VII p.e.s. E përshkuar nga lajtmotivi ?Të njohim të shkuarën për të dashur të ardhmen?, mbrëmja në Durrës u pasua nga një koncert duo i violinccelistëve Pjetër Guralumi dhe Arven Pjetri, që përcollën me mjeshtëri dhe vepra nga autorë të antikitetit dhe mesjetës, si Niceta, Jan Kukuzeli dhe Gjergj Danush Lapaccaya.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv...

Recommended