Report TV - Ahmetaj: Durrësi, Tirana dhe Thumana janë pastruar nga gërmadhat
  • 4 years ago
Ministri i Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka bërë një rezyme të situatës së deritanishme pas tërmetit, përgatitjes së faturës për Konferencën e Donatorëve, por edhe nisjen e kantierit të rindërtimit. "Brenda janarit duhet të kemi draftin përfundimtar që kur të jemi duke diskutuar dhe duke iu afruar datës së Konferencës së Donatorëve të kemi draftin final. Deri dje, janë rreth 65 milionë lekë. Nuk ka ndodhur kurrë, është hera e parë që një qeveri bën një plan të tillë. Vende si Greqia dhe Italia i kanë bërë, ne na u desh ti bëjmë nga e para. Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, por edhe Lezha, Laçi dhe Tirana. Pastrimi i territorit është i rëndësishëm, Durrësi dhe Tirana janë pastruar krejtësisht, Thumana ka përfunduar. Është bërë falas. Lejet e ndërtimit, që për mua është e rëndësishme. Për shkak të ndryshimit të procedurave të përshpejtuar, janë 1020 leje për rikonstruksion. Të gjitha bashkitë kanë filluar procesin. Hapat e rindërtimit është shumë e rëndësishme. Fillimi i prillit të jetë fillim i ndërtimit masiv në territor, ndërsa në zonat rurale të jetë gati dy muaj më përpara. Ta kthejmë në detyrim të gjithë transparencën, cfarë donatorësh ka dhe ku do të shkojë cdo lek. Ku do të shkojnë? Deri te familjet. Këtë duhet të bëjnë të gjitha organizatat. Pjesa shtetërore do të menaxhohet institucionet shtetëtore, ndërsa për të tjerat do të jetë vullnetare, por unë besoj se duhet të kthehet në moto" tha ai.
Recommended