Mbyllet kabllori Erseka SAT/ Vidhte programet e DigitAlb-it. Nën akuzë, administratori

  • 4 years ago
Policia ka ndërprerë transmetimit e Kabllorit Erseka Sat.


Ky kabllor vidhte programet e DigitAlb-it duke i shpërndarë dhe shitur abonime, tashmë klientët e këtij kabllori kanë humbur edhe paratë siç ndodh kur blen një mall të vjedhur. Dritan Memushi, administratori i këtij rrjeti të gjerë kabllorësh prej kohësh piratonte jo vetëm kanale si Top Channel, My Music, por edhe kanalet sportive, ndërsa pas operacionit të kryer nga sektori i antipiraterisë së DigitAlb, krimit ekonomik dhe forcat e komisariatit të Ersekës në studion e tij u gjetën 15 aparate për transmetimin DigitAlb dhe IPTV, të cilat përdoreshin për pirateri.

Ata që duket se do të përballen me kostot janë abonentët, të cilët edhe pse kanë nënshkruar kontrata e paguajnë 700 lekë në muaj pa marrë asnjëherë kupon tatimor sinjali u është ndërprerë.

Dritan Memushi akuzohet për vjedhjen e të drejtave të pronësisë industriale dhe fshehjen e të ardhurave pasi cdo pagesë e kryer nga të paktën 700 abonentë të është futur në xhepin e tij pa asnjë kosto.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DigitAlb#ErsekaSAT#TopChannel

Recommended