Ora News - PD i kujton KPK-së: Donika Prela bleu apartament tek administratori që ka nën hetim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kur kanë mbetur edhe katër ditë deri në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifimit për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, Partia Demokratike i kërkoi Komisionit që të ruajë standartin në rastin e procesit të verifikimit të figurës së saj.

Në një dalje për mediat, Sekretari për Çeshtjet Ligjore në PD Çlirim Gjata bëri publike shkeljet që janë vërejtur në deklarimin e pasurisë së zonjës Prela, duke filluar nga apartamenti që ajo ka blerë së fundmi prej administratorit të një firme që po hetohet pikërisht nga institucioni i drejtuar prej saj e deri tek padia e ngritur nga bashkëshorti i saj ndaj kompanisë ku ka punuar për mospagim taksash e sigurimesh.

Çlirim Gjata: Prokurorja e Krimeve të Rënda ka marrë një apartament, është në një marrëdhënie kontraktore me një kompani, administratori i të cilës është nën hetim nga prokuroria që ajo drejton.

Çmimi është shumë më i lirë se ai i tregut, 300-500 euro më i lirë se çmimi i tregut për metër katrorë dhe kjo del nga vetë thirrja që kjo kompani ka bërë për shitjen e apartamenteve të pallatit të ndërtuar nga kjo ku të gjitha çmimet shkojnë minimumi nga 250-500 euro më shtrenjtë për metër katrorë se ç'e ka blerë apartamentin zonja Prela. Pse ky diferencim, kjo ulje çmimi për këtë prokurore e ndodhur në këto kushte?

Më i rëndësishëm është procesi gjyqësor që bashkëshorti i zonjës Prela ka hapur me kompaninë ku ka punuar për mospagim taksash.

Megjithëse për vite me radhë ka përfituar të ardhura dhe nuk ka paguar taksa, kujtohet tani pikërisht pasi është futur në procesin e rivlerësimit zonja Prela. Këtë padi e ka hapur pas 7 vitesh.

Kodi civil nuk ta jep këtë mundësi që të hapësh një padi të tillë për shpërblim dëmi për mospagim taksash, sigurimesh pas 7 vitesh sepse është parashkruar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-i-kujton-kpk-se-donika-prela-bleu-apartament-tek-administratori-qe-ka-nen-hetim

Recommended