Zyrtarisht nën akuzë/ Luan Daci për Top Channel: Kalova në gjyq
  • 3 years ago
Gjykata e Posaçme vendoi që nga sot të nisë procesi i themelit për Luan Dacin. Ai do shkojë në gjyq për falsifikim dokumentash.


Tashmë Daci është zyrtarisht nën akuzë.

Për Top Channel sapo doli nga gjykata ai tha shkurt: Kalova në gjyq.

Më herët Luan Daci u njoh me akuzën e Spak që këmbënguli ta dërgojë të pandehur për falsifikim dokumentesh, sa kohë ai nuk deklaroi urdhrin për ta larguar nga drejtësia gjatë 1997-ës.

Daci akuzohej se në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të vitit 2017, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ?largim nga puna?.

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LuanDaci#GjykataePosaçme#TopChannel
Recommended