Luan Daci flet per menyren e votimit ne Tirane - (30 Shtator 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Zgjedhësit e kryeqytetit do të votojnë në katër kuti votimi. Votohet për kryetarin e bashkisë, këshillin bashkiak, kryetarin e njësisë administrative dhe këshillin e njësisë administrative. Në këtë mënyrë çdo zgjedhës tiranas, do të ketë në duar katër fletë votimi. Në komisionin e qeverisjes vendore të kryeqytetit është shpërndarë dokumentacioni për qendrat e votimit. Nënkryetari i këtij komisioni Luan Daci shprehet.

Luan Daci:- ?Fletët e votimit janë shpërndarë që mbrëmë, gjithashtu proces-verbalet, skedat, vulat, i kanë pasur njësitë mbrëmë dhe sot ka filluar shpërndarja. Qytetarët do të kenë një gjë të qartë, që listat e votimit do të jenë sot në sirtar nëpër komisione dhe nesër ata do të jenë të gjithë para kutisë së votimit për të parë nëse e kanë emrin ose jo?.

Gazetari:- Qytetarët që nuk janë të regjistruar në këto lista, mund të votojnë apo jo?

Luan Daci:- ?Ligji krijon një premisë, që këta duhet të paraqiten të gjithë njëherë tek kutia e votimit. Ky është kodi zgjedhor, duhet të paraqiten atje, pastaj ata mund të marrin orientime dhe konsultime me kryetarin e komisionit të votimit dhe gjithë komisionet vendore. Rëndësi ka që qytetarët të shkojnë të gjithë tek qendra e votimit?./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/