Policia merr ne mbrojtje qendrat e votimit - (30 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot policët e rendit kanë filluar shërbimet e tyre pranë objekteve, qendra votimi. Në orët e para të mëngjesit në të gjithë komisariatet, shefat e policisë, kanë udhëzuar policat e thjeshtë për rregullat e shërbimit në këto qendra. Në çdo qendër do të vendoset një polic rendi, i cili do të qëndrojë jashtë godinës.

Polici i rendit ka të drejtë të kontrollojë çdo person, i cili dyshohet për armëmbajtje dhe të ndalojë të futen në qendër persona të maskuar. Shefat e komisariateve, kanë dhënë udhëzime për policët e tyre se si do të veprojnë në këto qendra. Shërbimet do të ndërrohen çdo 12 orë.

Vetëm për Tiranën si prefekturë, janë 1150 efektiva në gatishmëri. Pas orës 16 të ditës së votimit, në çdo qendër do të dyfishohet, numri i policëve në shërbim, për të mbrojtur qendrat dhe komisionet, gjatë mbylljes, numërimit dhe deri në dorëzimin e plotë të dokumentacionit komisioneve zonale./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended