Top News - Zërat kundër… Një tjetër zyrtar dënon Trump

  • 4 years ago
Një tjetër ish-oficer i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dënoi kërcënimet e presidentit Donald Trump, për të përdorur trupat ushtarake kundër protestuesve në SHBA.


Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Martin Dempsey, tha se deklaratat e Trump-it janë ?shumë shqetësuese? dhe ?të rrezikshme?.?Ideja që presidenti të marrë përsipër situatën duke përdorur ushtrinë, ishte shqetësuese për mua?, tha Dempsey për Radion Kombëtare Publike.

Ai ka shërbyer si oficeri më i lartë ushtarak i Amerikës nën ish-presidentin Barack Obama. Në SHBA, qysh në fund të majit po protestohet për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, gjatë arrestimit nga policia. Disa protesta kanë rezultuar edhe me zjarrvënie dhe plaçkitje. Trump ka kërcënuar të hënën se do të pozicionojë ushtrinë ?për të zgjidhur shpejt? situatën nëse shtetet nuk arrijnë.

Kritikat e Dempseyt vijnë një ditë pasi ish-sekretari i Mbrojtjes i Trumpit, James Mattis, njëherësh ish-gjeneral i marinës, ka kritikuar presidentin duke thënë se ai qëllimisht shkakton ndarje.

?Donald Trump është presidenti i parë në jetën time, i cili nuk përpiqet të bashkojë popullin amerikan ? as nuk pretendon ta provojë?, ka shkruar Mattis në revistën Atlantic.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MartinDempsey#DonaldTrump#TopChannel

Recommended