Trump: Fluturimet Kosovë-Serbi, një tjetër fitore

  • 4 years ago
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e quajti fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve të drejtpërdrejta mes dy vendeve.


Në një postim në Twitter të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump shkruante:
?Të gjithë thoshin se nuk bëhej dot. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore.?



Në postimin e tij, Presidenti Trump falenderon Ambasadorin Robert O?Brien, këshilltar i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

Diplomatët amerikanë ndërmjetësuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë ? Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Milun Trivunac, sekretar shtetëror në ministrinë serbe të Ekonomisë dhe Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në ambasadën amerikane në Berlin.

Të pranishëm ishin ambasadori i SHBA në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet e paqes Kosovë ? Serbi si dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O?Brien.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#RobertOBrien#TopChannel

Recommended