Një tjeter agjent i CIA mund te dëshmoje kunder Trump

  • 5 years ago
Një tjetër drejtues i shërbimit amerikan të inteligjencës i alarmuar nga veprimet e Presidentit Donald Trump po merr në konsideratë nëse duhet të bëjë një denoncim të dytë ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë, dhe të dëshmojë në Kongresin Amerikan.
Lajmi raportohet nga ?The New York Times? që citon dy persona në dijeni të ngjarjes. Bëhet fjalë për një person, i cili ka informacione më të drejtpërdrejta në lidhje me akuzat se Trump po përdorte pushtetin e tij që Ukraina të niste hetimet ndaj Biden dhe djalit të tij.
Për këtë arsye demokratët kanë nisur procedurat e ?Impechmeant? për shkarkimin e Trump. Ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar dokumentet nga Shtëpia e Bardhë, si pjesë e hetimit të tyre ndaj Trump. Dokumentet lidhen me një telefonatë midis Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në 25 Korrik.
Aty Trump e shtyn Zelensky të hetojë rivalin e tij, Joe Biden. Sipas denoncimit të bërë Trump përdori një paketë të ndihmës ushtarake prej 400 milion dollarësh në Ukrainë, e cila ishte pezulluar për të bindur Zelensky. Në Shtator ndihmat u zhbllokuan.
Vetë Trump ka mohuar çdo akuzë duke akuzuar kundërshtarët e tij politikë për një "gjueti shtrigash". Një ditë më parë mediat zbuluan se Trump kishte kërkuar që edhe Kina të niste hetimet për kompanitë e djalit të Biden.

Recommended