Ora News - Shtyhet në Apel çështja “ÇEZ”, kërkohet përjashtimi i gjyqtares Fatmira Hajdari
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Gjykata e Apelit ka shtyrë për në 24 qershor shqyrtimin e kërkesës për hapjen e hetimeve për dosjen "CEZ". Seanca e kësaj të mërkure u shty për mungesë të gjyqtares Fatmira Hajdari, për të cilën nga përfaqësuesit e Kuvendit është kkërkuar dorëheqja.
Mungesa e Fatmira Hajdarit ka bërë që të dështonte në Gjykatën e Apelit të Tiranës seanca e shqyrtimit të procesit gjyqësor për dosjen ?CEZ?, i ankimuar nga Kuvendi, pas pushimit të çështjes në Shkallën e Parë.
Seanca e radhës u caktua në datën 24 qershor ku pritet të zhvillohet gjykimi në dhomë këshillimi.
Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilët u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha.
Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/mungon-gjyqtarja-hajdari-apeli-shtyn-seancen-cez

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended