Kërkon rigjykim/ Haxhia: Fatmira Hajdari shiti gjakun e burrit për t’u bërë gjyqtare

  • 5 years ago
TIRANE-Shtyhet sërish seanca për kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykim për dosjen "Azem Hajdari". Shkak i shtyrjes ishte kërkesa e Haxhisë dhe avokatit të tij për përjashtimin e trupit gjykues që përbëhet nga; Valdete Hoxha relatore, Astrit Haxhialushi, Genti Shala. Ish-bodigardi i Berishës është shprehur në gjykatë seancën e sotme se kërkon një trupë gjykuese që të ketë kaluar vettingun dhe se nuk pranon që ta gjykojnë kolegët e Fatmira Hajdarit.

?Dua të gjykohem nga gjykatës që kanë kaluar vettingun? tha ai, raporton gazetari Arsen Rusta, ndërsa në seancë nuk u lejuan mediat. Gjithashtu Haxhia ka lëshuar akuza të forta edhe në drejtim të gruas së Azem Hajdarit. Ai tha se ?Nuk mund të pranoj të gjykohem nga ju, në korridoret e kësaj gjykate endet gjysma e familjes Hajdari, Fatmira shiti gjakun e Azemit për tu bërë gjyqtare, ju jeni gjyqtarë të paktit Berisha-Meta, ndaj kërkoj një trupë gjyqtarësh që më parë kanë kaluar vetingun?.

Ndërsa avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla sqaroi se çfarë do të ndodhë nëse nuk pranohet kërkesa. ?Kjo është kërkesë e klientit tim dhe plotësisht e përligjur, pasi janë me detaje shkaqet përse duhet të jetë nga vettingu. Një nga shkaqet janë sepse e gjithë kjo trupë që ka mbetur pas vetingut është krijesë e politikës shqiptare, edhe procesi ka shumë ngjyrime dhe rryma të forta politike. Nëse kërkesa nuk pranohet do bëjmë ankime në institucione të tjera të drejtësisë dhe deri më tutje? tha ai.

Seanca e sotme ishte thirrur nga vetë Izet Haxhiaj, i cili pasi fitoi të drejtën për rivendosje në afat ju drejtua Apelit me kërkesë për rihapjen e dosjes ?Hajdari?. Seanca u shty pa afat deri sa një trupë gjykuese të shqyrtojë kërkesën e Haxhisë dhe avokatit të tij për t?u gjykuar nga një trupë e cila sipas tyre ka kaluar më parë vetingun. Ndërkohë prokuroria e përfaqësuar nga prokurorja Fatjona Memcaj kërkoi në Apel që të rrëzohet kërkesa e Haxhisë dhe gjykimi të zhvillohej pasi nuk kishte asnjë pengesë ligjore.

Tashmë pritet vendimi për trupën gjykuese. Më parë kanë qenë vetë gjyqtarët që kanë kërkuar që të mos e gjykojnë këtë dosje, por drejtuesi i Apelit Hysni Demiraj ka refuzuar. Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, kërkon rigjykim pasi pretendon se i janë shkelur të drejtat në një gjykim i cili është zhvilluar në mungesë dhe sipas tij, pa prova. Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia në Shqipëri në maj të këtij viti për t'u përballur me dënimin çerekshekullor dhe akuzat e drejtësisë shqiptare për "vrasjen e shekullit".

Recommended