Rihapja e dosjes 'Hajdari'/ Prokuroria kundër, Haxhia: Berisha më dënoi 25 vite, më dëgjoni

  • 5 years ago
Më 18 mars gjykata e Apelit Tiranë me tre gjyqtarët e deleguar nga krimet e rënda do të shprehet nëse do të pranoj apo jo kërkesën e Izet Haxhisë për të riçelur procesin e vrasjes së Azem Hadjarit.

E pranishme në seancën prokuroria e apelit ishte kundër kërkesës së Haxhisë për riçelje të dosjes Hajdari. Në nisje të seancës ku vetë Haxhi ishte i pranishëm refuzoi sërish trupin gjykues të përbërë nga Dhimtiër Lara, Nure Dreni dhe Sokol Binaj për të shqyrtuar kërkesën e tij.

Me pretendimin se kërkesa e tij duhet të shqyrtohet nga një trup gjykuese e cila ka kaluar vettingun Haxhiaj paraqiti sërish kërkesë për përjashtim të kësaj trupe. ?Dua të dëgjohem pasi prej më shumë se dy dekadash jam gjykuar në mungesë dhe kërkoj të drejtën time për të dhënë prova e fakte pasi jam dënuar me 25 vite nga një gjyq i montuar prej Sali Berishës? u shpreh Haxhiaj nga kafazi i qelqtë.

Në përfundim kërkesën për gjyqtar me vetting e ritheksoi edhe njëherë avokati i tij Bashkim Nikolla. Ndërsa gjykata vendosi ti jap kohë Haxhisë deri në shqyrtimin nga një tjetër kolegj të kërkesës për përjashtim gjyqtares dhe ta riçelë seancën pas një jave aty ku pritet të vendoset nëse do rihapet apo jo dosja Hajdari.

Recommended