Rihapja e dosjes 'Azem Hajdari', Izet Haxhia del sërish përpara Gjykatës së Tiranës

  • 6 years ago
Izet Haxhia, i dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ka dalë sërish sot përpara Gjykatës së Tiranës.

Ish-truproja i Sali Berishës kërkon rihapjen e dosjes. Gjykata e Tiranës pritet të vendosë sot për këtë kërkesë të Izet Haxhisë. Kjo është hera e tretë që Izet Haxhia del përpara një gjykata shqiptare, pas ekstradimit nga Turqia muajin e kaluar.

Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit pranë selisë së PD, ndërsa autor i kësaj ngjarje u identifikua Fatmir Haklaj. Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në "vrasjen e shekullit".

Recommended