Ora News - Kemi situata epidemiologjike të qëndrueshme, lehtësim masash dhe gjurmim të thelluar

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ministria e Shendetësisë deklaron se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja. Prandaj strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm 6 raste pozitive nga 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

"Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar" deklaroi Dr. Eugena Tomini e Institutit te Shëndetit Publik në pasqyrimin ditor të situatës

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vetem-6-raste-te-reja-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended