Ora News - Vijon situata e rëndë me Covid: 6 të vdekur dhe 136 raste të reja në 24 orë
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Edhe kjo e dielë nuk ka sjellë asnjë përmirësim sa i takon numrit të lartë të infektuarve dhe viktimave nga Covid.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona.

?Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra? njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë në 561 testime të kryera për rastet e dyshuara për Covid,136 tamponë kanë dalë pozitivë për virusin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vijon-situata-e-rende-me-covid-6-te-vdekur-dhe-136-raste-te-reja-ne-24-ore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended