Ora News - Pandemia ndal turizmin në Belsh

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rikualifikimi urban i qytetit të Belshit i dha një hov turizmit dhe numri i vizitorëve ishte çdo vit në rritje.

Por pandemia e koronavirusit e ndali dhe po e dëmton rëndë zhvillimin e sektorit.

Mungesa e turistëve ka bërë që bujtinat në fshatin Seferan të mbesin bosh edhe pse përgatitjet për t?i mirëprituar ata pas lejimit të pandemisë vijojnë.

''Kemi anuluar shumë. Kanë dashur të vijnë këtu të vijnë të flejnë me javë familje të tëra. Por ne i anuluam sepse kishim frikë. Çdo gjë që bllokohet nuk lëviz kuptohet sepse nuk sjell gjëra pozitive. Jemi përpjekur por vështirësi ka, në përgjithësi edhe ne si sipërmarrës dhe punonjësit.''

"Humbja" e turistëve po ashtu ka ndikuar edhe tek të ardhurat vendore.

''Duke e krahasuar me vitin e kaluar, këtë periudhë lulëzonte turizimi, ishte e dyndyr me turistë, për periudhën mars-prill-maj, ku ne priteëm rreth 10 mijë vizitorë. Situata e sivjetshme është një situatë e pazakontë por me hapjen graduale të bizneseve, Belshi do t'i rikthehet turizmit, mbase jo me vizitorë të huaj, por nga vizitorët vendas do jetë i frekuentuar.''

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pandemia-ndal-turizmin-ne-belsh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp