Ora News - Turizmi ditor në Belsh, në fokus të qytetarëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turizmi në qarkun e Elbasanit është kthyer në një pikë të fortë për qytetarët, të cilët gjenerojnë të ardhura përmes tij. Belshi është një nga qytetet ku përpjekjet për të zhvilluar turizmin janë në rritje. Por pavarësisht kësaj bizneset vazhdojnë të hasin probleme në infrastrukturë. Zyrtarët bashkiakë thonë se po mundohen të rrisin investimet në këtë qytet.

Turizmi mbetet një nga mjetet më të rëndesishme tëe qarkut Elbasanit përmes të cilit qytetarët gjenerojnë të ardhura. Në qytetin e Belshit ndonëse investimet janë fokusuar në qendrën e tij nëpërmjet platformës së Rilindjes Urbane, bizneset vendase mirëpresin turistë apo vizitorë çdo ditë.

I njohur për 84 liqenet karakteristike, Gradishta është një tjetër vend, i cili krahas pamjes piktorereske na njeh edhe me historinë e saj ku gërmimet arkelogjike dëshmojnë për vendbanim Ilir.

Albert Hysa, specialist projekti dhe turizmi pranë bashkisë Belsh na njeh me investimet dhe problematikat që has ky qytet në stinën e nxehtë.

Albert Hysa: "Kemi një interes të investitorëve që duan të investojnë në Belsh, psh në strukturën akomoduese."

Por qytetarët kanë ndajnë një shqetësim sa i takon investimeve në qendrën e qytetit, pasi për ta ujërat e zeza derdhen në liqen.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/turizmi-ditor-ne-belsh-ne-fokus-te-qytetareve

Recommended