Ora News - Fier, edicioni i nëntë i “Fokus Award 2018”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
36 artistë nga 16 shtete janë bërë pjesë e ekspozitës fotografike Fokus Award 2018.

Edicioni i 9 i zhvilluar në ambiente e Galerisë së Arteve ?Vilson Kilica? në Fier nuk ka qenë thjesht një garë imazhesh të fiksuara në objektivin e aparateve fotografike, por një duel i dritës dhe kohës.

Organizatorët kanë kërkuar mbështetje nga Ministria e Kulturës, deri më tani e munguar.

"Presim edhe financim nga Ministria e Kulturës, sepse ky është një produkt fierka i 'pastër dhe i shërben të gjitha trevave shqiptare".

Pjesëmarrësit kanë qenë jo vetëm artistë vendas por edhe nga diaspora duke i dhëne dimension të gjerë këtij eventi . Ata kanë fiksuar në objektivin e fotografisë momente, portrete dhe imazhe te ndryshme.

Fitues i këtij viti është artisti boshnjak Midhat Poturovic me foton e tij ?Mos harro Srebrenicën?

Ekspozita si përherë do vazhdojë intenerarin e saj duke u shfaqur edhe në Kosovë , e Maqedoni gjatë ditëve në vazhdim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fier-edicioni-i-nente-i-fokus-award-2018