Ora News - Artur Zheji: Protesta s'e ndal dot "paketëm antishpifje". Do të mbyllë shumë gojë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gazetari Artur Zheji i është bashkuar protestës së gazetarëve kundër paketës antishpifje paraditen e sotme në Kuvend.

Shprehet pesimist se protesta e gazetarëve do të ndryshojë gjë. Autori dhe moderator i emisionit ?360 gradë? në RTV Ora thotë se në parlament nuk kemi deputetë por shumica janë robotë që marrin urdhra nga një çip qëndror që kryeministri e aktivizon me një sms.

Artur Zheji: Protesta është mjaft simbolike për të mos thënë mjaft e vogël. Më vjen keq që nuk ka një përgjigje të përshtatshme. Ndoshta një pjesë e gazetarëve tanë kanë shfrytëzuar këtë mëngjes për të bërë ndonjë masazh apo palestër. Kështu ndodh gjithmnonë, kur diktaturat vijnë në majë të gishtave njerëzit presin që të kalojën pas hekurave që të nisin të bërtasin, por atëherë është vonë se dera është mbyllur. Kur shohim që gardianët afrohen me çelësa në dorë dhe kërkojnë që ne të bëjmë një jetë me sipërfaqe gjithmonë e më të ngushtë deri sa të na mbyllin brenda?

Ky është një rast kur pakica që pakica ka të drejtë ndaj një shumice fiktive që nuk përfaqëson vullnetin real të shqiptarëve por thjesht emancipimin e munguar të shqiptarëve.

Ne jemi mësuar të mbijetojmë edhe me lirinë pothuajse zero, deri tek zero do ketë pak rrugë. Nuk besoj se do të ketë ndikim kjo protestë. Vendimi është marrë me kohë dhe parlamenti është i paligjshëm, dhe në këtë paligjshmëri do të marrë një vendim të paligjshëm të ngushtojë lirinë reale të shqiptarëve për tu shprehur me jo apo ndryshe ndaj vendimeve sovrane që është gjithmonë e më tepër pakicë por gjithmonë e më tepër vendimmarrëse.

Në këtë rast kur një pakicë është gjithmonë e më tepër vendimmarrëse krijohet një disbalancë mes një populli që ka më pak liri dhe një pakice që ka një liri absolute për të marrë vendime edhe në emër të popullit.

Nuk do të ketë ndikim. Zullumi do të vijojë të ecë përpara.

Nuk kemi deputetë për fat të keq, por shumica janë robotë që marrin urdhra nga një çip qëndror që kryeministri e aktivizon me një sms.

Çipi shpërndan urdhrin e vet të pakundërshtueshëm tek pjesa më e madhe e robotëve që janë në parlament dhe robotët votojnë urdhrin që përcjell çipi. Është qark I mbyllur. Mund të protestosh me 10 mijë vetë, 500 apo 1000 vetë kjo nuk e ndryshon.


Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/artur-zheji-pesimist-protesta-se-ndal-dot-paketem-antishpifje-do-te-mbylle-shume-goje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended