Lushnja ‘pushtohet’ nga tymi, shpërthime fishekësh në një vatër zjarri
  • 4 years ago
LUSHNJË- Paraditen e sotme qyteti i Lushnjës është mbuluar nga një re e zezë tymi. Shkak është bërë djegia e disa gomave makinash në një kanal në lagjen ?18 Tetori?.

Top Channel mëson se gomat ishin në një grumbull plehrash që sipas informacioneve kishin vite që hidheshin në këtë vend nga banorët e zonës. Ajo që e bënte më të rrezikshme këtë zjarr është dyshimi i pranisë së lëndëve plasëse.

Gjatë djegies pati dhe shpërthime të fishekëve që mund të jenë hedhur gjatë këtyre viteve në atë pikë grumbullimi mbetjesh. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë paraqitur drejtues të rajonit të lagjes 18 Tetori të cilët mbajtën larg banorët për tu mos afruar.

Pas rreth 30 minutash në vatrën e zjarrin mbërritën zjarrfikëset të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Policia e Lushnjes nisi hetimet për të gjenduar shkaqet e zjarrit ku nuk përjashtohet mundësia e zjarr vënies së qëllimshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Lushnja#Zjarr#TopChannel
Recommended