Aktivizohet sërish një vatër zjarri në fshatin Molung të Mirditës: Pa koment
  • 3 years ago
Është aktivizuar sërish vatra zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik te Mirditës.


Si pasojë e erërave të forta, rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, vatra e zjarrit është riaktivizuar dhe ka dalë jashtë kontrollit.

Me forca tokësore dhe mjete rrethanore është e pamundur të ndërhyhet ndaj kërkohet në mënyrë urgjente ndërhyrje nga ajri.

Një reagim erdhi edhe nga ish-deputeti i PD-së, Luan Baci, i cili denoncoi përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit, ndërsa ka akuzuar autoritet për papërgjegjshmëri për të shuar zjarrin në atë zonë.

Me një shënim në Facebook, Baci thotë se zjarri po lihet të përparojë, duke bërë dëme kolosale në florë dhe faunë.

Postimi i plotë:
?Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe.
Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme.
Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje deme kolosale, ne flore dhe faune?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mirdite#LuanBaci#TopChannel
Recommended