Ora News - Protesta për Teatrin, procedim penal për Bashën, Kryemadhin dhe drejtuesit e Aleancës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një ditë pas mbajtjes së protestës të thirrur nga Aleanca Kombëtare për Teatrin, policia e Tiranës njofton se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 persona për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Procedimi penal ka nisur për kryetarët e PD dhe LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, kreun e PR-së, Fatmir Mediu, sekretarin për Çështjet Zgjedhore në PD Çlirim Gjata, artistët Neritan Liçajn, Robert Budinën, juristen Adriana Kalaja dhe aktivistin Artan Manushaqe.

Procedimi i tyre është bërë për arsye sepse protesta është zhvilluar pa leje duke qenë se deri ne 23 qershor për shkak të pandemise, po ashtu edhe per faktin që Tirana është zonë e kuqe.

"Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet" njoftoi policia.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/zhvilluan-protesten-pa-leje-procedohen-ne-gjendje-te-lire-neritan-licaj-dhe-robert-budina

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended