Report TV -Botohet në Fletoren Zyrtare! Garancia e dytë sovrane me 3 kushte kryesore
  • 4 years ago
Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për garancinë e dytë sovrane në vlerën e 150 milionë dollarëve, nga e cila do të mund të përfitojnë të gjithë bizneset e prekura nga masat e ndërmarra nga shteti për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ndryshe nga garancia e parë shteti tek e dytë del garant vetëm për 60% të kredisë, ndërsa pjesa tjetër i takon bankës dhe biznesit, dhe në këtë rast bankave të nivelit të dytë iu lind e drejta për të kërkuar kolateral nga biznesi për 40% të kredisë që ata kërkojnë.
Recommended