Mjekët e Durrësit në protestë: Të trajtohemi dhe ne me pagë shtesë! Kemi analizuar 2000 tamponë

  • 4 years ago
DURRËS- Personeli i Drejtorisë Shëndetësore në Durrës ka dalë në protestë ditën e sotme në mjediset e punës, pasi kërkojnë që të trajtohen me pagë shtesë, njësoj se bluzat e bardha te spitale COVID në Tiranë.

Sipas tyre edhe ata janë në vijën e parë të frontit të luftës me koronavirus, pasi merr dhe analizon tamponët për të zbuluar rastet e reja, si edhe mbajnë në mbikëqyrje të riatdhesuarit që janë karantinuar në hotelet e këtij qytetit.

Ata kërkojnë trajtim financiar sipas vendimit të Këshillit të Ministrave për efektivët e vijës së parë, e për këtë arsye kërkojnë pagesën shtesë, si edhe pagesën për orët shtesë të shtunave dhe të dielave që nga nëntori i vitit të shkuar.

Kjo drejtori ka analizuar mbi 2000 tamponë deri sot.