Mjekët e rinj në bojkot: Duam pagë, ushqim, kushte dhe parkingun falas
  • 5 years ago
TIRANE-Shoqata e Specializantëve dhe Mjekëve të rinj Shqiptarë deklaron se për shkak të mos pagimit, kushteve dhe disa problemeve të tjera që kanë ngritur kanë vendosur që të bojkotojë shërbimet 24 orëshe në QSUT deri në plotësimin e kërkesave.

Përmes një peticioni që i kanë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, QSUT-së, Dekanit dhe Urdhrit të mjekut mjekët e rinj specializantë sqarojnë arsyet që i kanë dërguar në marrjen e këtij vendimi për të bojkotuar. Ata kërkojnë pagimin e shërbimeve 24 orëshe, rikthimin e dhomës së specializantë me kushtet bazike, sigurimin e ushqimit, heqjen e tarifës së parkingut dhe respektimin e kontratës sipas Kodit të Punës.

"Duke qene se: sherbimet 24 oreshe te mjekeve specializante nuk paguhen, duke mos pasur emrin te lista e menses se QSUT, duke u detyruar te gjithe specializantet te paguajne faturat e parkingut brenda ambjenteve te QSUT dhe qe gjate gjithe kohes punojne ne kushte ekstremisht te veshtira dhe shpesh here nen agresion fizik e verbal, me ne fund vjen qershia mbi torte: specializantet e kirurgjise tashme nuk kane me as dhomen e tyre ne urgjencen e QSUT; Qe sot ne kemi marre kete iniciative nen mbeshtetjen edhe te shume mjekeve primare...Turp...!.
Recommended