Basha premton page 1 200€ per mjeket dhe 700€ per infermieret

  • 5 years ago
Shëndetësia për kreun e demokratëve Lulzim Basha ndodhet në kolaps për shkak të korrupsionit qeveritar dhe keqmenaxhimit. Duke folur nga konferenca ?Sistemet shëndetësore, vizione dhe sfida?, e organizuar nga Fondacioni ?Konrad Adenauer?, Basha renditi si faktor kryesor Partneritetin Publik Privat.

?Krijimi i monopoleve gjigande private të financuara prej buxhetit ka futur në kolaps institucionet shëndetësore. PPP e sterilizimit i jepet muratorit nga Bolonja kur taksapaguesi ka paguar një herë për këtë shërbim. Faramaceutika është në kushtet e një mashtrimi të madh. Gjendja në spitale është katastrofike. Ka mungesa medikamentesh. Mungesat marrin përmasa afrikane të Afrikës Qendrore siç është mungesa e paracetamolit në urgjenca.?

Dalja nga kolapsi sipas kryedemokratit do të vijë përmes programit të Partisë Demokratike, ku për herë të parë bëri edhe premtimin për rritje të pagave për bluzat e bardha.

?Brenda 4-vjeçarit të parë të qeverisjes tonë paga minimale për mjekët të arrijnë në 1 200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.?

Dhënia fund e praktikave korruptive me PPP-të dhe investimi në burimet njerëzore ishin të tjera hapa emergjentë që kryedemokrati tha se do ta ndërmarrë sapo të ketë votëbesimin për të qeverisur vendin.

Tv Klan

Recommended