Ora News - “Doktorët gazmorë”, ekipi izraelit trajnime për mjekët dhe infermierët shqiptarë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ambasada e shtetit të Izraelit në Tiranë kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga e gjithë Shqipëria, për programin e ?Dream Doctors?, pra doktorët gazmorë të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadori Izraelit Boaz Rodkin vizituan ambientet e spitalit Pediatrik në QSUT, ku ekipi doktorëve gazmorë profesionistë nga Izraeli performuan për pacientët e vegjël.

?Kjo mënyrë e re e trajtimit të fëmijëve në spitale do të mundësojë që ata të mos ndihen si në spital. Sigurisht medikamentet bëjnë pjesën e tyre por edhe sjellja e mirë është një element më shumë për t'u shëruar sa më shpejt?, tha Ministrja Manastirliu.

Duke treguar mbështetjen për trajnimet e ekipeve shqiptare, ambasadori i Izraelit u shpreh se ?Është e provuar që t?i kthesh buzëqeshjen fëmijëve i ndihmon të shërohen më shpejt, ndaj jam shumë i lumtur që konkretizuam përpjekjet disa mujore për realizimin e këtij projekti të Agjencisë së Zhvillimit të shtetit të Izraelit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë?.

Kjo praktikë e njohur botërisht, ka të integruar këta profesionistë në stafin mjekësor multidisiplinar, kryesisht por jo vetëm në repartet pediatrike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/doktoret-gazmore-ekipi-izraelit-trajnime-mjeket-dhe-infermieret-shqiptare

Recommended