Wake Up/ A na mbron vitamina D nga KOVID-19? Flet mjeku endokrinolog Florian Toti

  • 4 years ago
Mbi koronavirusin vazhdimisht vijnë studime nga shkencëtarët në të gjithë botën. Në këtë kohë izolimi kur ekspozimi në diell është i ulët, gjithnjë e më shumë nga mjekët nëpër botë po apelohet që të kujdesemi për nivelin e Vitaminës D në organizëm e cila mesa duket është tepër e rëndësishme për një sistem të shëndetshëm imunitar që mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes përfshirë këtu edhe Covid-19. Hulumtimet më të fundit të një grupi shkencëtarësh nga Fondacioni Spitalor Mbretëresha Elisabetë, në Angli tregojnë se ka një lidhje mes nivelit të ulët të vitaminës D dhe numrit të lartë të vdekjeve që janë shënuar në të gjithë Evropën. Studiuesit gërmuan përmes literaturës ekzistuese shëndetësore për të bërë parë nivelet mesatare të vitaminës D tek qytetarët e 20 vendeve evropiane, dhe më pas krahasuan shifrat me numrin relativ të vdekjeve të KOVID-19 në secilin vend. Një test i thjeshtë statistikor tregoi se kishte një lidhje mjaft bindëse midis shifrave, ku popullsitë me përqendrime më të ulëta të vitaminës D shfaqën edhe më shumë vdekje nga SARS-CoV-2. Për të folur rreth mënyrës se si duhet ta marrim vitaminë D gjatë këtyre ditëve, a duhet tu drejtohemi suplementeve, por edhe për tu ndalur tek kategoria e rrezikuar ndaj KOVID-19 që janë që personat që vuajnë nga diabeti, të cilën zënë një numër të lartë në popullatën shqiptare. Për të gjitha këto diskutuam sot me mjekun endokrinolog në QSUT-së, dr Florian Toti.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended