Report Tv-Shënohet rasti i parë me gripin AH1N1 në Durrës flet mjeku

  • 5 years ago
Në qytetin e Durrësit është shënuar rasti i parë me gripin AH1N1, të njohur ndryshe edhe si 'virusi i derrit'. Pacienti është 60-vjeçari K.Beçka. Ai ka tre ditë që është shtruar në spital, ndërsa gjendja raportohet se është e stabilizuar. I moshuari ka edhe sëmundje shoqëruese, ndërsa nga analizat rezultoi me AH1N1.

Në Vlorë pak ditë më parë u raportua se ishin tetë persona të prekur me AH1N1, njëri prej të cilëve fëmijë. Ndërkohë që në Tiranë në javën e fundit kanë ndërruar jetë katër persona, dy nga Elbasani, një nga Gramshi dhe një nga Lushnja (lexo këtu).

Çfarë është 'virusi i derrit'?
Virusi AH1N1 është një lloj varianti i 'gripit të derrit' që ndryshoi përsëri në vitin 2009. Kështu e ka shpjeguar Fabrizio Pregliasco, kërkues në Departamentin e Shkencës Biomedikale për Shëndetin në Universitetin e Milanos. Sipas tij, virusi qarkullon çdo vit sëbashku me ndikimin klasik sezonal. Virusi AH1N1 nuk transmetohet nga konsumimi i mishit apo kontakti me derrin, por nga njeriu tek njeriu, njëjtë si gripi i normal. Ky virus konsiderohet vdekjeprurës. Gripi i derrit ka simptoma të ngjashme me gripin e zakonshëm.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së 'gripit të derrave'?
Simptomat e 'gripit të derrave' janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet 'gripi i derrave'?
'Virusi i gripit të derrave' përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.

d.ba.

Recommended